Analisti Genc Burimi, mospranimin e kandidaturave të Ervin Salianjit, Evi Kokalarit dhe Alesia Balliut, duke bërë që i vetëm në garë për drejtimin e Partisë Demokratike të mbetet Sali Berisha, e përmbledh me fjalët, “Topi është i imi, partia është e imja.”
Ai tha për “MCN Live” se një gjë e tillë ishte e pritshme dhe se asgjë nuk befason.
Është një gjë që nuk njeh kufi as gjeografikë, as në gjenerata. E njëjta gjë ndodh në Shqipëri, dhe te e djathta franceze.
Berisha po përjashton rivalët. Është diçka e pritshme, nuk ka asgjë për tu çuditur. Sherri mes Berishës dhe Salianjit është fëminor.



