Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me komentuesit pas çdo postimi që ai bën në rrjetin social “Facebook”.
“PD pretendon përsëri se ka një përkthim ekskluziv të sajin për Venecian. Në fakt Venecia ka konfirmuar pa rezervë Ligjin e Vettingut. Pikë!”. Pas këtij statusi që publikoi kreu i qeverisë për ligjin e “Vettingut” dhe opinionin e Komisionit të Venecias, një nga qytetarët i ka quajtur “bordello” të gjithë sistemin e drejtësisë dhe të gjithë qeveritarët.
Madje qytetari tregon se ka votuar për PS-në në 2013, por se është bërë pishman për këtë fakt. . Ky koment ka rënë në sy të Ramës, i cili nuk ka ngurruar t’i japë edhe përgjigje socialistit të zhgënjyer, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.
Replikat e Ramës me komentuesit në “Facebook”
KOMENTUESI 1: Burrdello janë gjykatat e prokurorit e vendit ton… As vetingu nuk ju bën derman. Jan bër mish e thua avokat; prokuror; gjykatës…: Më vjen turp që ju kam votuar juve z.Rama. Thonë se shpresa vdes e fundit. Këto istitucione që përmenda më lart po ma vrasin dhe shpresën përditë. Me keqardhje do e braktis këtë vend që dua shumë.
EDI RAMA: Ah, domethënë të vjen turp që votove për mua që po luftoj “burrdellon”?!
KOMENTUESI 2: PD e di mirë se çfarë po bën, edhe ne e dimë, por çfarë ka në dorë qeveria që ta paranalojë një rrezim të vettingut nga ushtarët e Saliut. Mos harro një fjalë popullore që thotë harbuti e do harbutçe, vetëm ashtu kupton PD.
EDI RAMA: I takon Gjykatës Kushtetuese të bëjë detyrën dhe të respektoje Venecian sepse vetë e pyeti e tani s’ka më asnjë alibi për ta rrëzuar ligjin! Unë uroj që GjK të jetë në lartësinë e detyrës dhe të mbështese popullin jo korrupsionin
KOMENTUESI 3: PD-ja po kapet mbas përkthimit si “i mbyturi mbas fijes së barit”. Shpresojmë qe Gjykatësit e Kushtetueses mos të bëjnë kamikazin duke ndërhyrë ne ligjin e Vettingut. Kam frikë se do rrëzojnë pjesën më të madhe të ligjit të Vettingut duke hedhur në koshin e plehrave Opinionin e Venecias.
EDI RAMA: Unë shpresoj jo, por e gjjthë kjo zvarritje sidoqoftë tregon se sa e vërtetë, e thellë dhe e frikshme është për të korruptuarit kjo reformë!



