Berisha: Rama bleu votat, u përdor shteti mafioz dhe bandat në zgjedhje

Berisha: Rama bleu votat, u përdor shteti mafioz dhe bandat në zgjedhje

Sali Berisha akuzoi edhe një herë sot kryeministrin Rama për blerje të zgjedhjeve. Sipas Berishës, Rama “përdori të gjithë potencialin e shtetit mafioz, e bandave, krimit”, në 14 maj. “Edi Rama, siç e dini një armik i egër i opozitës dhe i lirisë urdhëroi bandat e tij në gjykata e KQZ të mos rregjistrojnë partinë kryesore opozitare të vendit, të mos rregjistrojnë kryetarin e zgjedhur me vullnet të lirë të koalicionit opozitar. T’i japë zero financime forcës kryesore politike opozitare dhe t’i japë mbi 1 milionë e 2 qind mijë euro veglës së tij Brava- Alibasha. Në blerjen e votës ai mobilizioi buxhetin e shtetit, fondet e sigurimeve shoqërore, të të gjitha resurseve financiare në kundërshtim me ligjet duke dërguar zarfin me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë dhe shpalli rritjen e rrogave për 184 mijë punonjës të administratës. Pra, duke prekur me para në kundërshti me çdo ligj, normë 867 mijë zgjedhës nga 1 milionë e 300 mijë që votuan gjithësej. Edi Rama përdori të gjithë potencialin e shtetit mafioz, e bandave, krimit, i cili është omnipotent në çdo segment”, tha Berisha. Berisha tha se "raporti ynë për farsën zgjedhore të 14 majit u është dorëzuar ndërkombëtarëve".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy