Dosja e SPAK për Veliaj/ Lala: Afera 5D ka edhe një fraksion të ri në hetim

Dosja e SPAK për Veliaj/ Lala: Afera 5D ka edhe një fraksion të ri në hetim

Lidhur me faktin se deri ku kanë shkuar hetimet për aferën 5D nga SPAK gazetarja Klodiana pohoi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se hetimet për 5D nuk kanë përfunduar.

Drupal Ad

Ajo tha se ka edhe një fraksion të katërt të kësaj dosje, ndaj për Veliajn nuk ka përfunduar mundësia për t'u hetuar. 

SPAK ka dërguar tani fraksionin e dytë të dosjes 5D, ku kryesore është Deborah Keci, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Nga ana tjetër, Eglantina Zere rezulton se ka favorizuar kompaninë 5D që zotërohej nga Redi Molla dhe Mariglen Qato duke dhënë tender, kur dokumentat janë bërë nga punonjës të 5D. E gjithë administrate e Erion Veliajt është në probleme me ligjin sot që flasim. Fraksioni i katërt po vijohet, është në hetim. Afera 5D ka edhe një fraksion të ri.

Janë disa vepra penale që kanë afate të limituara, nëse kalon afati parashkruhet. Janë procedura të tjera pa emra të personave nën hetim, sepse kur shënohet emri afati nuk është më shumë se 6 muaj. Po të shohësh të gjithë çështjet kur shënohet emri, ka afate të limituara.

Ka procedura tenderuese që po vijon hetimi. Nëse rezultojnë të dhëna për Veliajn si Kryetar Bashkie që ka kryer shkelje, mund të bashkohet me çështjen kryesore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy