Komisioneri Avramopoulos në Tiranë, bisedime për FRONTEX (VIDEO)

Komisioneri Avramopoulos në Tiranë, bisedime për FRONTEX (VIDEO)

Komisioneri për Çështjet e Brendshme në BE, Dimitris Avramopoulos, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë këtë të hënë. Ardhja e tij lidhet me një marrëveshje të qeverisë shqiptare për pranimin e Frontex, policisë kufitare evropiane me kompetenca ekzekutive edhe në vendin e tonë. Avramopoulos do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat Bushati e Xhafaj.

Komisioneri i KE për çështjet e emigracionit, Dimtris Avramopulos do të jetë këtë të hënë në Tiranë, ku do të ketë disa takime me zyrtarë të lartë të vendit tonë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, ku mësohet se ai do të takohet me kryeministrin Edi Ramën, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin dhe atë të Brendshmin, Fatmir Xhafaj.

Në qendër të diskutimeve do të jetë bashkëpunimi në fushën e migrimit, të sigurisë dhe të kontrollit të kufijve. Mësohet se një nga pikat e diskutimit, është edhe nënshkrimi i një  marrëveshje mes policisë shqiptare dhe Frontex, Agjensisë së BE që mbikqyr kufijtë tokësorë e detarë të zonës europiane Shengen, në koordinim me vendet anëtarë të zonës Shengen. Pjesë e kësaj marrëveshjeje do të jetë vendosja e një Zyrtari Ndërlidhës për Vizitorët në Shqipëri dhe ardhja e ekipeve evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare me kompetenca ekzekutive.

Bëhet  e ditur se komisioneri Avramopulos do të shoqërohet në këte takim më një grup ekspertesh të Frontex, me të cilët pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi. Marrëveshja parashikon kontrolle dhe operacione te përbashkëta mes dy policive. Pjesë e axhendës së vizitës së Komisionerit Avramopoulos është edhe takimi me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos. Komisioneri i Bashkimit Europian mbërrin në një moment, kur pritet vendimi për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, por edhe të bisedimeve shqiptaro greke për problemet e pazgjidhura mes dy vendeve. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy