Koçeku letër ambasadave: Dënoni dhunën kundër studentëve, po dhunohen civilët në mënyrë makabre

Koçeku letër ambasadave: Dënoni dhunën kundër studentëve, po dhunohen civilët në mënyrë makabre

Deputetja Marjana Koçeku u drejtohet me letër të hapur përfaqësive diplomatike në Shqipëri, me anë të së cilës kërkon hetim të dhunës policore ndaj studentëve dhe identifikimin e personave civilë që ndërhyjnë në protesta.

 

Letra, e datës 16 tetor 2026, i është drejtuar Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prezencës së OSBE-së, Zyrës së Këshillit të Evropës, Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara, si dhe drejtuesve të misioneve diplomatike të akredituara në Shqipëri.

 

Në dokumentin zyrtar, Koçeku shpreh shqetësimin për përdorimin e tepruar të forcës nga policia, goditjen e protestuesve të shtrirë në tokë, keqtrajtimin gjatë ndalimeve dhe raportimet për shkelje të të drejtave të personave të shoqëruar në komisariate.

 

Një vëmendje të veçantë deputetja i kushton ndërhyrjeve të personave me veshje civile, pa identifikim policor, të cilët, sipas saj, kanë marrë dhe larguar me forcë protestues nga tubimet publike. Ajo kërkon sqarimin e identitetit të këtyre personave, kompetencave të tyre, bazës ligjore të ndërhyrjeve dhe zinxhirit të komandimit.

 

Koçeku ngre gjithashtu pikëpyetje për planifikimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e operacioneve policore, duke kërkuar që hetimet të mos kufizohen vetëm te veprimet individuale të efektivëve, por të shqyrtojnë edhe përgjegjësinë e drejtuesve të operacioneve.

 

Përmes gjashtë kërkesave konkrete, deputetja u bën thirrje përfaqësive ndërkombëtare të dënojnë publikisht dhunën policore, të kërkojnë hetime të menjëhershme, të pavarura dhe të paanshme, të mbrojnë të drejtat e të miturve të ndaluar dhe t’i ngrenë këto shqetësime pranë qeverisë shqiptare përmes kanaleve diplomatike.

 

Ajo kërkon gjithashtu ndjekjen e rezultateve të hetimeve dhe monitorimin ndërkombëtar të respektimit të të drejtave të njeriut.

 

Në përfundim të letrës, Koçeku thekson se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë nuk mund të ndahet nga respektimi i lirive themelore, parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës.

 

Sipas deputetes, reagimi institucional ndaj dhunës policore dhe ndërhyrjeve të personave të paidentifikuar do të jetë një tregues i rëndësishëm i përkushtimit të Shqipërisë ndaj standardeve demokratike dhe evropiane.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy