Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur në një takim aleatët e opozitës.
Takimi me krerët e partive të vogla ka mbledhur bashkë Vangjel Dulen e PBDNJ-së, Fatmir Mediun e PR-së dhe Agron Dukën e Partisë Agrare Ambientaliste.
Në takim janë parti parlamentare dhe jo parlamentare nga kampi opozitar, ndërsa pritet të diskutohet për koordinimin e protestës së paralajmëruar për më 18 shkurt.



