Pasuesi i Agim Kajmakut shkarkohet nga gjykata.
Genti Picari u emërua në krye të Bashkisë së Vorës nga Agim Kajmaku në ditën që u largua nga detyra, si pasojë e të qenit subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Por emërimi i Picarit hasi në kundërshtimin e të dërguarës së PS-së për Vorën, Belinda Balluku, e cila e çoi në gjykatë për ta shpallur të pavlefshëm.
Sot Gjykata e Tiranës ka vendosur ta pezullojë nga detyra Genti Picarin, duke ia kaluar drejtimin e bashkisë nënkryetares së dytë.



