Balla: Zgjedhjet e 30 qershorit, dita kur populli u vendos mbi partitë

Balla: Zgjedhjet e 30 qershorit, dita kur populli u vendos mbi partitë

Shpalljen në përputhje me Kushtetutën të zgjedhjeve vendore të 2019-s nga Gjykata Kushtetuese, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e përshëndeti me një status në Facebook. Balla shkruan se zgjedhjet vendore të 30 qershorit vendosën përfundimisht popullin mbi partitë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila çertifikoi plotësisht ligjshmërinë e Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit 2019.

30 Qershori 2019 u çertifikua si dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’mund të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike.

30 Qershori 2019 ishte dita e njerëzve të zakonshëm, që pavarësisht votojnë apo nuk votojnë, respektojnë të drejtën e tyre themelore për të zgjedhur dhe kurrë nuk mund të detyrohen nga askush të heqin dorë nga kjo e drejtë. Ato zgjedhje vendosën përfundimisht popullin mbi partitë dhe për të mbyllur përfundimisht një histori të gjatë lojrash të partive me popullin.

Mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve. Natyrshëm Kuvendi i Shqipërisë ka një meritë të veçantë, sepse mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy