Skenari pas lirimit të Berishës/ Kello: Më shumë angazhim te fushata elektorale sesa te Mosbindja civile. S'ka kohë për qeveri teknike (VIDEO)

Skenari pas lirimit të Berishës/ Kello: Më shumë angazhim te fushata elektorale sesa te Mosbindja civile. S'ka kohë për qeveri teknike (VIDEO)

Kreu i PD-së Sali Berisha, pas lirimit nga masa e sigurisë së arrestit me burg’  ka paralajmëruar mosbindje civile deri në qeveri teknike.

Por për gazetarin Andon Kello, i ftuar në “MCN live”, duket se skenari i Berishës ka të bëj më shumë te fokusi për fushatën elektorale sesa përqendrimi te Mosbindja Civile.

Sipas tij, duket se nuk ka kohë për krijimin e një qeverie teknike.

Ndryshon vetëm fakti që kryetari i PD-së do të jete tanimë në terren nuk do të jetë më përmes direktivave të tij nga zyrat e improvizuar në banesën e tij. Është diçka me ndryshe është manifestuar nga të gjithë kjo gjë, por nëse e shohim në këto dy ditë, edhe kryedomokrati po merr veten nga ai izolim 11 mujor, ai vijon të zhvilloj video konferenca në dy raste, nga informacionet qe kemi këto dita ka qenë më një grip por edhe nga zërat e brendshëm, Berisha ka pasuar edhe një rënie fizike gjatë qëndrimit në banesën e tij.

Pritet një protestë tjetër gjatë muajin dhjetor dhe do të jetë më e mobiluara.

Dje Berisha ka deklaruar se po jemi për mosbindje civile por jo për armë, par nuk do të marrin armët të rrëzojnë qeverinë, këtu duket sikur Berisha ka ulur pak tempin.

Ky kthim pas i Berishës bën që të ketë me shume angazhim te fushata elektorale sesa te Mosbindja civile, nuk ka shumë kohë për të krijuar atë qeveri teknik, nuk janë tërhequr por edhe në zgjedhje PD do të marrë pjesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy