
“Gjendja në PD mund të shkojë edhe më keq”. Kështu tha mbrëmjen e sotme nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV ish-presidenti Bujar Nishani teksa fliste për situatën e krijuar ditët e fundit në Partinë Demokratike. Sipas tij jeta në PD është prej kohësh inekzistente
“Jeta e partisë ka kohë që është inekzistente. Para shumë vitesh kemi pasur një mënyrë tjetër por koha ndoshta bën të vetën. Gjendja në PD mund të shkojë edhe më keq. Aktuaisht kemi dy parti që përfaqësojnë të majtën dhe të djathtën. Kemi të majtën që është në qeverisje me 3 madate rresht që edhe në qeverisjet perfekte ka komponentë që supervizojnë dhe jo kështu”.



