Gazetari Sebastian Zonja analizoi në MCN Live zhvillimet e fundit ndërkombëtare, ku ministri rus i Mbrojtjes Andrey Belousov tha se Rusia duhet të jetë e përgatitur edhe për një konflikt të mundshëm ushtarak me NATO-n në dekadën e ardhshme. Zonja vë në dukje se ndonëse Rusia është një shtet me forcë ushtarake, ekonomikisht është 30 herë më e vogël se BE-ja, dhe nuk mund ta mbajë një luftë për një kohë të gjatë.

“Kjo është deklarata më e fundit, e së hënës. Ishte një mbledhje e përgjithshme ku foli ministri i Mbrojtjes dhe Presidenti Putin. Deklarata vjen nga ministri i Mbrojtjes që duhet të përgatitemi për një përballje me NATO-n. Edhe NATO më herët ka thënë se duhet të përballemi me Rusinë. Po flasim sa i përket marrjes së masave, ku Rusia me pushtimin e Ukrainës ka tronditur rendin ndërkombëtar, që bazohet në ligje dhe rregulla.
Kemi një përforcim tonesh, ku ministri i Mbrojtjes flet për përballje me NATO-n, në krahun tjetër Putin flet për vija të kuqe, disa vija të kuqe që shkelur disa herë vet. Ekspertët thonë që në shumicën e rasteve këto janë propagandë e Kremlinit. ‘Gënje-gënje se diçka do mbetet’, është një tezë e marrë nga Gëbelsi nazist, apo e marrë nga antikiteti. Shohim një propagandë masive nga ana e Kremlinit, që përdoret në mediat sociale dhe gjithandej, sa i përket relativizimit të shumë çështjeve, njëra prej tyre lufta në Ukrainë. Ukraina është vatra më e madhe, cenimi më i madh i sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore, kemi pushtimin e një vendi nga një vend anëtar i Këshillit të Sigurimit. Argumentet e Rusisë brenda një kuadri të një marrëdhënie realiste ndërkombëtare kanë një farë bazamenti, por nuk qëndrojnë në aspektin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit ndërkombëtar. Në rangun global Rusia është fuqia më e madhe në botë, por është më e vogël, shumë më e vogël se SHBA dhe Kina.
SHBA me kërkesën për të rritur shpenzimet për NATO-n, duan që problemi i Ukrainës të jetë një çështje që duhet ta zgjidhë BE. BE ka një GDP 30 herë më të madhe se Rusia. Rusia ka forca ushtarake të rëndësishme, por e gjithë Europa bashkë është 30 herë më e fuqishme ekonomikisht se sa Rusia dhe e bashkuar mund ta mbajë një luftë. Rusia është në ekonomi lufte, ka sasi të madhe municionesh, por kemi inflacion në kuotat 9,8-10 për qind. Me këtë normë do të thotë që për 5 vjet të falimentosh si shtet. Nëse Rusia nuk pranon të ngrijë konfliktin dhe të nisin negociatat, mund të kemi furnizim të mëtejshëm të Ukrainës me armatim, raketa, dhe do të kemi një Rusi më të dobët gjithnjë. Është në interesin tonë një Rusi më e dobët, që të kërkojë paqe, pasi Ballkani mund të jetë një vatër zjarri. Aktualisht SHBA-të dhe BE-ja po thonë ose ulu në bisedime, ose armatosim më shumë Ukrainën dhe humbësi je ti”.



