
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë raportin e Dick Martin dhe pavërtetësinë e akuzave për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Mos ma merrni për keq nuk jam këtu të vë në diskutim Dhomën Speciale apo procesin e rregullt gjyqësor, por të vë në dyshim burimin e neveritshëm e të diskutoj faktin që në aktakuzën që u paraqit një vit pasi Thaçi u burgos. Nuk ka as edhe një fjalë të vetme që përmend qartësisht apo me nënkuptim trafikun e organeve. Është një çështje që nuk ekziston dhe kjo është pse jam këtu sot, sepse pritëm me durim nëse do të dilte diçka.
Është një fantazi e pastër, e mirëfabrikuar në Kremlin dhe shumë inteligjente e trafikuar, e kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare, duke e sjellë në tempullin e të drejtave të njeriut. Putini mundohet të heqë paralele mes Kosovës e Krimesë. Një paralele e tillë ekziston mes Kosovës dhe Ukrainës. Ju duhet ta shkruani emrin e Kosovës ashtu siç është, pra Kosova dhe jo Kosovo. Ka dy tiranë të dëshpëruar, një i vdekur e tjetri që luan me vdekjen mes carit të Rusisë dhe Putinit të sotëm.



