Është përfshirë nga debatet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për privatizimin e CEZ, ku në cilësin e dëshmitarit është thirur Sali Berisha. Mbledhja nisi me debate mes kreut të Komisionit Balla dhe ish-kryeministrit Berisha, i cili e akuzoi Ballën se nuk ka tagrin ti kërkojë betimin, pasi është i dënuar për shpifje.
Berisha ju drejtua deputetit socialist se nuk mundet kurrë të përdhoset betimi para një shpifësi ordiner.
Berisha: Nuk ka autoritet, moral, kredenciale të marrësh asnjë betim derisa je i dënuar me vendim të formës së prerë. Para dobësisë ekstrme të sektorit ligjor dhe parlamentit, zgjodha të respektoj parlamentin por në asnjë mënyrë njeriun e dënuar me vendim të formës së prerë si shpifës i ndyrë dhe që s’pranon të paguajë 10 milion lekë gjobë për atë që ka bërë. Je dy herë kriminel, së pari për shpifjen dhe së dyti për mospagesën. Kur unë të pranoj të jap mendimin tim, unë do ja jipja c’te thuash mos më bëj me fol. S’po flas këtu për akuza të tjera monstruoze që rëndojnë mbi ty sic është përdhunimi i një të sëmure…
Balla: Gjeneralitetet nuk i thoni dot. Interpretimi i dhënë nga kreu i Kuvendit është shumë mirë i hartuar. Kuvendi ka një praktikë të konsoliduar për këtë çështje në një komision tjetër hetimor parlamentar në 2006, ku hetohej Prokurori Dhori Sollaku, i cili ka këkuar përjashtimin e zotit Astrit Patozi.
Berisha: Në çdo fjalë vetëm shpif, je fytyra e vërtetë e Edi Ramës.
Balla: Kam fytyrën që më kanë dhënë prindërit e mi dhe jam krenar për ta.
Berisha: Kërko ndjesë publike për mashtrimin qe i bërë publikut shqiptar.
Berisha: Po lexon shpifje dhe trillime me të cilat ka një qëllim, të shpëtojë Edvin Kristaq Ramën nga sëpaku 35 vjet kalbje në burg për vjedhjen monstruoze që u ka bërë shqiptarë duke përjashtuar çdo procedurë dhe firmosur marrëveshjen për të ndarë me CEZ 620 milion euro, për vjedhjen monstruoze me të cilën i fali CEZ 3.2 miliard dëme Shqipërisë dhe ekonomisë shqiptare. Ky që flet është shpifësi ordiner. Si nuk skuqeni ju, apo është siçilist dhe ja falni ju atij.E dëgjuat 5 herë që thatë nuk është i dënuar. E patë vendimin e dënimit? E kuptoni që ju nxin dhe ju ai, pse nuk bëni një reagim?Jeni të korruptuar politikisht, ky është korrupsioni politik.



