Albi Jahelezi, anëtar i Partisë Republikane tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se 80% e partive opozitare ishin prezent në takimin e organizuar nga Florian Binaj dhe shprehën gatishmërinë për ta mbështetur kandidatin për kryetar bashkie.
Sipas Jahelezit, Binaj është i hapur për sugjerime dhe se ka pranuar mbështetjen nga krerët e partive opozitare pavarësisht se nuk pranon të bëjë fushatë pranë një individi të caktuar.
80% e partive opozitare ishin prezent dhe shprehën gatishmërinë për të qenë pranë Florian Binajt.
Diskutimi ishte konkret, nisi nga ana e Binajt që shprehu mirënjohje për organizimin që patëm. U mbështet në 5-6 pika që ai dhe stafi kishin menduar për Tiranën. Tregoi që ishte i hapur për sugjerime. Secili nga ne shprehu mendime.
Unë shpreha disa sugjerime si PR. Binaj u tregu i gatshëm dhe mikpritës për sugjerimet që dhamë si parti opozitare. Fakti që ka dalë i pavarur nënkupton situatën ku jemi sot.
Ai e ka pranuar mbështetjen që kryetarët e partive kanë treguar për të, por nuk pranon të bëjë fushatë pranë një individi të caktuar. Nuk mendoj se i heqin pikë, por ndërthurja me krerët e partive opozitare nuk do të ishte e duhura.
Trafiku është shqetësimi numër një i qytetarëve. Qytetarët nuk po munden të regjistrojnë fëmijët në çerdhe është problem ajri i ndotur, transporti publik dhe së fundmi bllokimi i skuterave.



