Kume: Biznesmeni Shtufi, element pranë PD-së, Berisha nuk e përmend, bën opozitë selektive

Kume: Biznesmeni Shtufi, element pranë PD-së, Berisha nuk e përmend, bën opozitë selektive

Kreu i PD-së ka argumentuar së fundmi se Belinda Balluku, Ilir Beqaj dhe Engjëll Agaçi janë individët që "e kanë në dorë" kryeministrin Edi Rama për shkak të dosjeve dhe aferave ku janë bashkëautorë.

 

Gazetari Mariglen Kume, gjatë një analize për “MCN Live”, ka deklaruar se PD po bën një opozitë selektive në denoncimet e saj, duke shmangur emrat e biznesmenëve që njihen si njerëz pranë kësaj force politike. 

 

Kume mori si shembull rastin e biznesmenit Ilir Shtufi, emrin e të cilit Sali Berisha nuk e përmend asnjëherë në deklaratat e tij publike, pavarësisht referencave të vazhdueshme ndaj dosjes "Aruba".

 

Po të kesh parasysh dosjen 'Aruba', z. Berisha ngulet gjithmonë te Aruba, i bie kush është ai zyrtari, por nuk përmend asnjëherë z. Shtufi, që është biznesmeni brenda PD-së, dhe nuk përmend asnjëherë personazhet e tjerë që ishin aty, me të cilët qarkullojnë informacione se njihen si persona pranë PD-së. 

 

Kështu që duke e përgjithësuar, e relativizon ose e kamuflon të keqen në një mënyrë të tillë.

 

Lidhjet dhe shfrytëzimi i lidhjeve për të përfituar patjetër që janë element të cilat mund të vlerësohen dhe patjetër Shtufi është një biznesmen që njihet pranë PD-së.

 

Dhe patjetër këto presionet kur bëhen që përmendet një emër, dhe nuk përmendet tjetri, bëhet pikërisht për të shkuar mesazhi atje te ata që e kuptojnë.

PD po bën opozitë selektive. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy