Presidenti Meta flet për negociatat me Greqinë (VIDEO)

Presidenti Meta flet për negociatat me Greqinë (VIDEO)

Puna përgatitore për nisjen e negociatave me Greqinë e ka vënë procesin në baza kushtetuese, ka deklaruar këtë të martë, Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat. Ai shprehet se ka realizuar një bashkëpunim të dobishëm me Ministrin Bushati për këtë çështje.

"Kemi realizuar një bashkëpunim mjaft produktiv dhe të dobishëm për të pasur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje me Greqinë. Besoj se është bërë një punë e konsiderueshme. Jemi në një proces mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese", tha ai.

Presidenti la të kuptohet se nuk ka pasur vërejtje nga ana e tij lidhur me përbërjen e grupit negociator. Ai komentoi edhe përfshirjen në ekip të Profesorit Ksenofon Krisafi. 

Pas dy refuzimeve, kryeministri Rama dhe presidenti Meta u takuan dhe rezultati ishte dhënia e autorizimit për nisjen e bisedimeve me Greqinë për caktimin e kufirit detar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy