Nikolla me përfaqësues politik: Shqiptarët, faktor i rëndësishëm për evropianizimin e Maqedonisë së Veriut

Nikolla me përfaqësues politik: Shqiptarët, faktor i rëndësishëm për evropianizimin e Maqedonisë së Veriut

Kryetarja e Kuvendit Lindit Nikolla ka pritur sot në takim delegacionin e Partisë “Aleanca për shqiptarët” nga Maqedonia e Veriut, Arben Taravari, Kryetar i Partisë dhe Kryetar i Komunës së Gostivarit, Ilire Dauti, deputete, Isen Shabani, Kryetar i Komunës së Vrapcishtit.

Nikolla ka vlerësuar rolin e faktorit shqiptar jo vetëm në forcimi e miqësisë mes dy vendeve por dhe për evropianizimin e Maqedonisë së Veriut.

Shqiptarët, një faktor i rëndësishëm i zhvillimit, demokratizimit dhe evropianizimit dhe urë miqësie mes dy vendeve.

Partitë shqiptare kanë një kontribut të rëndësishëm në përshpejtimin e integrimit në BE të Maqedonisë së Veriut.

Rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në vendin fqinj u shërben jo vetëm aspiratave dhe të ardhmes së tyre, por edhe zhvillimit dhe evropianizimit të Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e tyre, kryetari Arben Taravari dhe anëtarët e delegacionit vunë në dukje përparimin e arritur në përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kontributin progresiv dhe konstruktiv të komunitetit të shqiptarëve dhe të forcave politike shqiptare në zhvillimin dhe nxitjen e mbështetjen e agjendës evropiane të vendit fqinj si edhe bashkëpunimit të ngushtë dhe marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy