
Gazetari Lorenc Vangjeli tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” se ai ka një indicie që organet e drejtësisë shqiptare kanë kërkuar në mënyrë zyrtare materiale nga DASH dhe se ky material ka ardhur. Vangjeli tha se ka ardhur dhe një dosje për Lulzim Bashën.
Ka një keqkuptim të madh, politika ndryshon me votë dhe drejtësia godet individin. Ne kemi një shpresë që drejtësia do të ndryshojë politikën. Ju përmendët dy faullet e dizenjuara nga DASH. Ambasada dha shpejgimin se nëse organet kërkojnë prova shtesë do t'i dërgojmë. Kam një indicie që organet zyrtare të Shqipërisë kanë kërkuar në mënyrë zyrtare dhe me gjasë ka ardhur një material i tillë siç ka ardhur dhe për pasardhësin e tij një dosje



