Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbërritur në Kryeministri, ku do të zhvillojë një takim me kryeministri Edi Rama.
Ky takim vjen në një moment kur Prokuroria ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brëndshëm Saimir Tahiri.
Ky i fundit është një ndër personat e implikuar në dosjen “Habilaj”.
Ndërkohë, deputetët e PD-së i kanë bërë thirrje sot kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të mbahet mbledhja e Këshillit e Mandatit të Rregullores për të diskutuar rreth imunitetit të Tahirit.



