Protesta e PD/ Ministrja Koçiu: Dhuna ndaj policisë dhe përdorimi i të miturve, vepra penale

Protesta e PD/ Ministrja Koçiu: Dhuna ndaj policisë dhe përdorimi i të miturve, vepra penale

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar pas protestës së organizuar nga opozita dje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e cilësuar atë si një përpjekje e dështuar për të ardhur në pushtet.

 

Në një deklaratë për mediat, Koçiu u shpreh se dhuna ndaj punonjësve të policisë, djegia e institucioneve dhe përdorimi i të miturve për të hedhur sende të forta apo molotov janë akte të papranueshme dhe të dënueshme penalisht. 

 

Ajo theksoi se institucionet, shoqëria civile dhe familjet kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të miturve nga instrumentalizimi politik.

 

Ministrja nënvizoi se protestat e PD-së, sipas saj, janë braktisur nga qytetarët dhe janë zhvilluar nga një minorancë e dhunshme ose persona të paguar, duke krijuar një imazh të rremë të një revolte popullore. 

 

Ajo shtoi se askush nuk ka mburojë politike përballë dhunës ndaj policisë dhe institucioneve dhe se autorët do të përballen me ligjin.

 

Koçiu shprehu gjithashtu solidaritet me punonjësit e policisë të plagosur, kolegët e tyre, si dhe me gazetarët dhe mediat që ushtrojnë detyrën në përputhje me ligjin. 

 

Ajo theksoi se vetëpërmbajtja e forcave të rendit është një garanci për qytetarët e ndershëm dhe se Ministria dhe Policia e Shtetit do të qëndrojnë përherë në krah të rendit dhe ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy