Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka regjimin e bandave dhe hajnave të pushtetit, ndaj u kërkoi shqiptarëve ta rrëzojmë me të gjithë forcën. Berisha e cilësoi seancë funeber atë të sotmen, dhe i bëri thirrje Ramës ta lexojë mirë flakën e bunkerit.
Në replikë është kundërpërgjigjur nënkryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili i tha Berishës mos e kërkojë problemin askund, pasi problemi është vetë ai.



