Analisti Frrok Çupi thotë se protestat e qytetarëve të nisura kundër projektit në Zvërnec, nuk bënë gjë tjetër veçse rikonfirmuan qeverinë e Edi Ramës.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se një investim i tillë në Zvërnec është një favor për civilizimin.
Sipas tij, tentativa për të kapur Rinasin, ishte tentativë terroriste. Ndërsa protestën e cilëson si festival dhe spektakë.
BE nuk mund të thotë vetëm mirë dhe të bekojë, se nuk është prift që vetëm predikon dhe bekon. BE ka kërkuar ndryshimin e këtij ligji. Protestat janë paqësore dhe shumë masive dhe në këtë formë po bëhet një certifikim i mazhorancës, një rikonfirmim i saj, shumë herë më i madh se në 11 maj. Mazhoranca tashmë është e rikonfirmuar jo thjesht nga mazhoranca qytetare e Shqipërisë.
Tani janë angazhuar njerëz në rrugë, kemi shqiptarë të Maqedonisë, që i thonë je e rikonfirmuar, kemi qytetarë të Kosovës, shqiptarë të ardhur nga Amerika, nga Anglia. Rikonfirmimi i qeverisë shqiptare po bëhet në mënyrë shumë të gjerë. E gjitha kjo që bëhet kundër qeverisë shqiptare. BE dhe SHBA i thotë protestoni, por mazhoranca ka të drejtë të zhvillojë vendin.
Shteti bëhet me ligje jo në rrugë. Se po të ishte qeverisje diktatoriale, si e Berishës, askush nuk do dilte me rrugë, se me tank do i kishte shtypur. Këta njerëz protestojnë dhe nuk kemi pse zemërohemi dhe shoqëria konfirmon se ka liri për të protestuar. Po të vinë nga Londra, Gjermania, Italia, janë të mirëseardhur. Diaspora le të vijë për të investuar në ndonjë biznes.
Sa më shumë të protestojnë dhe sa më e lirë të jetë protesta, aq më shumë janë në favor të europianizimit të vendit. Edhe dhitë në bulevard tregojnë liri. Tentativa për të kapur Rinasin, ishte tentativë terroriste. Futja në “Fan zone” është fashizëm, apo ngritja e njerëzve nga kafenetë. Ky është një festival, një spektakël. Le të bëhet, pse jo.



