Nano: Rikthimi i Berishës si drejtues do nxirrte PD-në jashtë sistemit

Nano: Rikthimi i Berishës si drejtues do nxirrte PD-në jashtë sistemit

Deklaratën e ish-keryeministrit Sali Berisha, i cili la të hapur qartazi rikthimin e tij në krye të PD, analisti Mustafa Nano e ka cilësuar si vendim që mund të nxirrte PD-në jashtë sistemit. I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Nano tha se PPE nxitoi të përshëndeste fitoren e Bashës për shkak se kanë dëgjuar edhe deklaratat e Berishës dhe se me reagimin e tyre kanë dashur të tregojnë se mbështesin gjeneratën e re.

“Ai e ka lënë të hapur qartazi, por unë e shoh të pamundur. PPE sot lëshuan një deklaratë dhe përshëndetën Bashën. Ata janë ngutur sepse kanë dashur të thonë që mbështesin gjeneratën e re. Nëse Berisha e vendos ai mund të bëhet kryetar i PD, por PD do bëhej parti jashtë sistemit, do shpallej non grata edhe nga Europianët. Por nëse do ai Bashën e largon, nuk e ka problem”, tha Nano.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy