Kapja e 1.5 tonë drogë shqiptare në Turqi, Meta: Rekord i zi, duhet hetim i thellë

Kapja e 1.5 tonë drogë shqiptare në Turqi, Meta: Rekord i zi, duhet hetim i thellë

Pas sasisë së madhe të drogës, që u kap pak ditë më parë në Turqi dhe që ishte nisur në rrugë detare nga Shqipëria ka ardhur një reagim edhe nga Presidenti Ilir Meta.

Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se 1,5 ton drogë përbën një nga sasitë më të mëdha të trafikuara nga Shqipëria në Turqi në rrugë detare, çka tregon se prodhimi i hashashit dhe trafikimi i tij nga grupet e krimit të organizuar, vijon me ritme të larta në vend.

Mes të tjerash, Meta bën thirrje për hetimin e plotë dhe të thellë të këtij trafiku kriminal dhe sjelljen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që qëndrojnë pas tij.

Me mjaft shqetësim kam përcjellë kapjen pranë Izmirit të një sasie rekord droge të nisur në rrugë detare nga Shqipëria. 1,5 ton drogë përbën një nga sasitë më të mëdhaja të trafikuar nga Shqipëria në Turqi në rrugë detare, çka tregon se prodhimi i hashashit, në këtë rast i llojit më të fundit skunk, dhe trafikimi i tij nga grupet e krimit të organizuar, vijon me ritme të larta në vend.

I bëj thirrje Qeverisë, institucioneve ligjzbatuese dhe të sigurisë në vend, që të tregojnë vullnetin e duhur politik, si dhe të forcojnë kapacitetet profesionale dhe bashkëveprimin në terren, për të parandaluar raste të tilla, që përbëjnë rekorde të zeza për vendin.

Gjithashtu, apeloj për hetimin e plotë dhe të thellë të këtij trafiku kriminal dhe sjelljen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që qëndrojnë pas tij. Po kështu, i bëj thirrje Kuvendit të rrisë rolin e tij në mbikëqyrjen e luftës kundër trafikut të drogave dhe krimit të organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy