
Pas rezultateve të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2017, ka reaguar edhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
OSBE thotë se ky rezultat për Shqipërinë tregon se korrupsioni mbetet sfida më e madhe dhe vëren me keqardhje se trendi pozitiv që nga viti 2013 ndryshoi.
"Rezultatet e CPI2017 paralajmërojnë se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Prezenca OSBE vëren me keqardhje se trendi pozitiv që nga viti 2013 ndryshoi, dhe nxit për më shumë llogaridhënie nga institucionet publike & hetim të pavarur të korrupsionit", thuhet në reagimin e OSBE.
Në një reagim në rrjetin social "Twitter", OSBE nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion
"Nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit", deklaron OSBE.



