
Presidenti i Sllovenisës, Borut Pahor teksa mbështeti nismën e “Open Balkan”, deklaroi në Forumin Strategjik “Bled” se Bashkimi Europian duhet t’i kushtojë një rëndësi Ballkanit Perëndimor.
Pahor tha se megjithëse zgjerimi i BE-së nuk është një përparësi për momentin, duhet të bëhet një përpjekje për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Procesi nuk është më politik, situata është kthyer në një shqetësim moral për BE-në. Maqedonia ka bërë gjithçka dhe çfarë ka marrë? Asgjë. Integriteti i BE-së po sfidohet rëndë.
Zgjerimi i BE-së nuk është përparësi për momentin, por një përpjekje e përgjithshme për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të mbetet përparësi. Bosnja përbën një sfidë të posaçme për një sërë arsyesh.
BE ka kapacitete të mjaftueshme për t’u marrë me zgjerimin drejt BE-së në mënyrë intensive”, u shpreh Pahor.



