Në 2018 hodhën gaz lotsjellës në Kuvend/ Ngritet aktakuzë ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve të tjerë

Në 2018 hodhën gaz lotsjellës në Kuvend/ Ngritet aktakuzë ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve të tjerë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar sot aktakuzën ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetëve të Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në mars të 2018-ës.

Ata ngarkohen për veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjykata Themelore ka konstatuar se provat janë marrë në harmoni me ligjin, aktakuza nuk përmban të meta të atilla që pamundësojnë vazhdimin e procedurës penale dhe se përmban të gjitha elementet e nevojshme që të mund të procedohet në faza tjera.

Në seancën fillestare të mbajtur më 26 mars 2024, ministri Sveçla dhe tre deputetët Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi ishin deklaruar të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Mbrojtësi e të akuzuarit Sveçla, avokati Laur Prenaj, në kërkesën e parashtruar kishte kërkuar që aktakuza të hidhej me pretendimin se nuk ka prova të mjaftueshme që e mbështesin dyshimin e bazuar se i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.

Hedhjen poshtë të aktakuzës e kishin kërkuar edhe mbrojtësi i të akuzuarës Pacolli-Dalipi, avokati Lavdrim Salihu, mbrojtësi i të akuzuarës Millaku avokati Labinot Buzuku dhe mbrojtësja e të akuzuarit Zyba, avokatja Laura Pnishi.

Sipas tyre, aktakuza nuk mbështetet në fakte dhe prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar mirë se të mbrojturit e tyre kanë kryer veprën penale që ju vihet në barrë.

Lidhur me këto kërkesa, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur përgjigje me shkrim me të cilën ka kërkuar që të refuzohen si të pabazuara kërkesat e mbrojtjes dhe ka propozuar që të vazhdohet me caktimin e shqyrtimit gjyqësor me qëllim të administrimit dhe shqyrtimit të provave.

Ministri Sveçla dhe tre deputetët Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzoheshin edhe për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, por për këtë vepër në seancën fillestare gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj, kishte njoftuar se ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Më 24 mars të 2018, seanca për ratifikimin e demarkacionit ishte zhvilluar nën tensione e masa të shtuara të sigurisë.

LVV, tentoi që të pengojë ratifikimin e demarkacionit përmes hedhjes së gazit lotsjellës.

Ndërprerja e seancës në katër rastet kur ishte provuar të votohet për ratifikimin e demarkacionit, solli si rezultat largimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në atë kohë nga salla e Kuvendit nga ana e Policisë së Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy