Çelja e negociatave nuk ka ngrohur marrëdhëniet mes Shqipërisë e Bullgarisë.
Së fundmi, ministrja e jashtme e Bullgarisë nëpërmjet zëdhënësit dhe zv.ministrit Kostandin Koxhabashev ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë në forumin strategjik të Bledit, ku deklaroi se u morën peng jo nga Rusia, por nga një vend anëtar i NATO dhe BE.
Në Sofje këtë e kanë marrë si një sulm të drejtpërdrejtë, duke e konsideruar Ramën si një antievropian.
Bullgaria bllokoi çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në fund të qershorit gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit të BE, por një muaj më vonë propozimi i Makron bindi Sofjen e Shkupin.
Gjithsesi, kryeministri Rama nuk e harron lehtë veton bullgare.



