Në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS, drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, deklaroi se autoritetet doganore nuk kanë të drejtë të hyjnë në sistem, as të gjenerojnë raporte nga sistemi, as të bëjnë ndërhyrje për mirëmbajtje.
Ai tha se nga drejtoria e Doganave kanë të drejtën e konsultimit, vetëm për të parë, kanë detyrë mbikëqyrjen e automjeteve të huaja për përdorim privat që qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë, të paktën për 6 muaj.

Sulmi kibernetik nuk e ka cenuar sigurinë e sistemit tonë. Kemi akses me të drejtë konsultime në sistemin tonë, për qëllime doganore, për 3 punonjës të drejtorisë antitrafik dhe policisë së hetimit, të ofrojë akses në TIMS për hyrje dalje automjetesh.
Të kontrollohet përdorimi i sistmit TIMS nga përdorimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nga Policia e Shtetit.



