Në 18 qershor mazhoranca do të përballet me popullin për ato që ka arritur në mandatin 4 vjeçar. Kështu u shpreh deputetja e PS, Blerina Gjylamenti në studion e lajmeve të Ora News.
Gjylameti: Mazhoranca e sotme ka bërë një kontratë me qytetarët dhe në qershor 2013 dhe kjo kontratë përfundon në 18 qershor të 2017 ku ne do të shkojmë në zgjedhje të përballemi për cfarë kishim premtuar, çfarë kemi realizuar dhe kemi shumë për të thënë cfarë kemi bërë. Por kemi shumë për të thënë për ato që duam të përmirësojmë.
Deputetja socialiste tha se çadra e PD është ngritur për të mbajtur peng Shqipërinë.
Gjylameti: Një çadër që unë e them me gojën plot, në vendin më të gabuar të mundshëm. Është një çadër që tenton rregullisht të mbajë peng Shqipërinë dhe nga ajo çadër deklaroi se nuk do të lejojë dekretimin, duke i bërë thirrje presidentit.
Në lidhje me akuzat e opozitës për Fatmir Xhafajn, Gjylameti tha se duhet ti drejtohen organeve kompetente.
Gjylamenti: Opozita vërtet ka si armën e fortë fjalën, por edhe ne si ligjvënës atë që kemi si detyrë është që jo vetëm të bëjmë akuza, por edhe të faktojmë këto akuza që kemi. Nëse kanë pasur diçka të vërtetë duhet t’i drejtoheshin organeve që merren me këtë çështje.
Gjylameti tha se Rama i ka bërë ftesë për dialog kryedemokratit Basha, por propozimet e PD duhet të jenë në rekomandim të OSBE/ODIHR dhe qeveria teknike nuk është një rekomandim nga OSBE /ODIHR.
Gjylameti: Kryetari i PS dhe kryeministri ka bërë ftesë për dialog me kryetarin e opozitës disa herë. Madje ka propozuar të shkojë vetë personalisht në çadrën e ngujimit të tyre për të dialoguar sa i takon këtij ngërci politik, por me qëllimin e vetëm që do të pranohet cdo propozim që nuk bie ndesh me propozimet tona që vijnë në respektim të OSBE /ODIHR. Çdo propozim i tyre duhet të jetë në rekomandim të OSBE/ODIHR. Qeveria teknike nuk është një rekomandim nga OSBE /ODIHR. Pala në të cilën ne duhet të jemi interes është populli shqiptar, nuk është opozita as ndonjë parti tjetër e cila në varësi të interesave të tyre do të pengojë reformat dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Gjylameti tha se koalicioni me LSI funksionon dhe ajo çka po ndodh është më tepër debat sesa përplasje.
Gjylameti: Më shumë sesa të flasim për përplasje janë debate, koalicioni funksionon sepse tregon se ky koalicion ka drejtuar reformat në këto 4 vite. Ky koalicion ka treguar që në këto 4 vite qeverisëse ka udhëhequr reformat më të rëndësishme në Shqipëri, reformat të cilat janë shtetndërtuese. Kemi qenë bashkë sa i përket disa reformave.



