Incidentet në Kuvend/ Ambasada e SHBA: Thellësisht të shqetësuar, akte të tilla s’kanë vend në procesin demokratik!

Incidentet në Kuvend/ Ambasada e SHBA: Thellësisht të shqetësuar, akte të tilla s’kanë vend në procesin demokratik!

Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje në Kuvendin e Shqipërisë duke u shprehur “thellësisht e shqetësuar”.

Në deklaratë theksohet se “akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”.

Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy