Kikia: Opozita nuk ka lidership, mendon se do të vijë në pushtet vetëm duke denoncuar dhe akuzuar

Kikia: Opozita nuk ka lidership, mendon se do të vijë në pushtet vetëm duke denoncuar dhe akuzuar

Gazetari Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se opozita nuk po e kupton ende që është në kushtet e të pamundurës për të vendosur një axhendë.

Sipas Kikisë nuk mund të vish në pushtet duke denoncuar, por duke prodhuar një ofertë politiko-ekonomike që të bindë qytetarët.

Opozita nuk e di nëse e ka kuptuar por është kushtet e të pamundurës për të vendosur një axhendë.    Në zgjedhjet e 2021, opozita mendonte se i kishte ardhur radha për të marrë pushtetin dhe fushata elektorale më shumë se fushata që i adresohej qeverisë dhe të prodhonte një ofertë politike dhe ekonomike qeverisëse ishte një  duel i heshtur mes PD dhe LSI për të ndarë pushtetin se që do e merrnin e kishin të sigurtë. Kur nuk e morën filluan të kërkonin përgjegjësi tek njeri-tjetri.

Tashmë kur zgjedhjet janë në prag dhe kur Rama ka shpalosur ambicien dhe për 20230 opozita nuk po kupton që ajo që është më e rëndësishme është të prodhojë ofertën e vet.

Opozita mendon se mund të vijë në pushtet duke denoncuar dhe duke akuzuar. Padyshim që kjo është detyrë e opozitës, por nuk mjafton që qeveria të jetë e korruptuar që afrofe të vish në pushtet pa pasur një ofertë të besueshme dhe një lidership të ri.

Opozita nuk ka lidership me të cilin t’i ofrohet qytetarëve, t;i thotë ky është ekipi i ri me të cilin do të drejtojmë.

Në PD mendojnë se do vijmë në pushtet se Rama është i korruptuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy