Certifikim të anëtarësisë dhe zgjedhja e kryetarit/ Grupi parlamentar i PD del me tre hapa për ringritjen e partisë

Certifikim të anëtarësisë dhe zgjedhja e kryetarit/ Grupi parlamentar i PD del me tre hapa për ringritjen e partisë

Grupi i PD ka dalë me një qëndrim të përbashkët ku parashtrohen tre hapa për riorganizimin e partisë, me të cilave zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së dhe certifikimi i anëtarësisë aktuale. Një nga pikat është ndërprerja e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.

Po ashtu, një tjetër qëllim është krijimi i një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit nëpërmjet tre hapave: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarësisë aktuale; fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege; procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Në qëndrimin e grupit parlamentar të PD thuhet:

Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe. Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik. Krijimin e një grup pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa: Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale; Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege; Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë. Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy