Protesta e 25-të e opozitës para bashkisë/ Teliti: 32 milionë euro në vit për pastrimin, por plehrat po mbytin Tiranën!

Protesta e 25-të e opozitës para bashkisë/ Teliti: 32 milionë euro në vit për pastrimin, por plehrat po mbytin Tiranën!

Po zhvillohet sot protesta e 25 e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në fjalën e mbajtur nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës Dorian Teliti tha që plehrat kanë mbytur çdo cep lagjeje të kryeqytetit, ndonëse paguhen 32 milionë euro në vit për pastrimin.

Ai tha se qytetarët do të duhet të marrin të drejtat kushtetuese me çdo mjet demokratik.

Cila është Tirana që ne duam? Tirana e plehrave që ka mbytur çdo cep lagjeje. Kosha me plehra që nuk mblidhen ndonëse 32 milionë euro paguajmë ne çdo vit për pastrimin e Tiranës, për të mos folur pastaj për djegien e plehrave që nuk ekziston, përkundrazi ka marrë jetë njerëzish, siç mori jetën e të riut Ardit Gjoklaj, për të cilin drejtësi s’është bërë, por shumë shpejt drejtësia do të vendoset. Nuk e ka fajin Saliu që vjedhin me “5D”, që ndërtohen 7 kate dhe Veliaj s’i sheh, s’e ka fajin Saliu që inceneratori s’ekziston, s’e ka fajin Saliu që pastrohen qindra miliona euro në sektorin e ndërtimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy