Nënshkruhet Deklarata e Mirëkuptimit për Kongresin e kryetarëve të bashkive mes Shqipërisë e Kosovës

Nënshkruhet Deklarata e Mirëkuptimit për Kongresin e kryetarëve të bashkive mes Shqipërisë e Kosovës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj priti sot në një takim pune zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Tahiri, me të cilin nënshkroi Deklaratën e Mirëkuptimit për organizimin vjetor të Kongresit të Kryetarëve të Komunave/Bashkive.

Gjatë takimit, ministri Lleshaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh në nivel të të zgjedhurve vendorë dhe e konsideroi këtë nismë, si një platformë në shërbim të nxitjes së bashkëpunimit mes autoriteteve vendore, përmirësimin e komunikimit mes niveleve të ndryshme të qeverisjes midis dy vendeve.

Në bazë të Deklaratës, u shpreh vullneti për të intensifikuar dialogun e rregullt politik përmes kongresit të Kryetarëve të Komunave/Bashkive me qëllim thellimin e bashkëpunimit në nivel të qeverisjes vendore.

Palët bien dakord për identifikimin e fushave të bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit ndërmjet Bashkive të Republikës së Shqipërisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës. Në baza vjetore, do të organizohet një kongres i përbashkët në nivel të kryetarëve të komunave e bashkive.

Aty do të paraqiten këndvështrimet e dy vendeve, me qëllim forcimin e autoriteteve vendore nëpërmjet decentralizimit dhe zbatimin e Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Kongresi synon të shërbejë si një platformë për shkëmbimin e përvojave për politikat reformuese në fushën e qeverisjes vendore si dhe të zgjerojë njohjen me tendencat ndërkombëtare dhe lehtësojë bashkëpunimin në agjendën e përbashkët në fushën e qeverisjes vendore.

Gjithashtu,  sipas Deklaratës, vendet bien dakord të zgjerojnë bashkëpunimin në nivel kulturor, social dhe ekonomik në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë.

Në të shprehet vullneti që Platforma e Kongresit të Kryetarëve të Komunave/Bashkive në të ardhmen të jetë e hapur për zgjerim edhe me shtetet fqinje në rajon, që janë të interesuara për bashkëpunim.

“Për shkak të pamundësisë së mbledhjes fizike të Kongresit, prej pandemisë Covid19, mbledhja mund të zhvillohet edhe përmes platformave online”, thuhet në deklaratën e mirëkuptimit të nënshkruar nga Lleshaj dhe Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy