Arrestimi i Belerit në Himarë/ Dule: E rrëmbeu Policia me urdhër të Edi Ramës

Arrestimi i Belerit në Himarë/ Dule: E rrëmbeu Policia me urdhër të Edi Ramës

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Ai në një prononcim për mediat e ka quajtur sulm të pastër politik arrestimin Belerit dhe bën thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen.

Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit “orkestruar enkas nga kryeministri Rama”.

Dule i bëri thirrje edhe faktorit ndërkombëtar që të reagojë, pasi siç u shpreh ai Beleri duhet të lirohet dhe të vazhdojë aktivitetin e tij si gjithë kandidatët e tjerë.

Pas një jave delirimi, gjuhë urrejtje përçarje dhe stigmantizmi nga ana e Ramës kundër kandidatit bashkë fitojmë zotit Beleri me urdhër dhe porosi të tij forca policore, me të gjithë kuptimin e  fjalës rrëmbyen dhe shoqëruan për në komisariatin e Vlorës zotin Beleri dhe avokatin e tij të cilët sapo kishin dalë nga një darkë. Është një akti i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm

. Është një fenomen që ka lidhje vetëm me regjimet totalitare. Thirrja jonë është lirimi i menjëhershëm i zotit Bejleri, garantimi i procesit zgjedhor dhe heqja dorë nga zoti Rama nga intimnidimi i qytetarëve dhe nga përpjekja për te tjetërsuar vullnetin e qytetarit.

Zoti Beleri duhet të lirohet menjëherë dhe të vazhdojë aktivitetin e tij si të gjithë kandidatët e tjerë. I drejtohem komunitetit ndërkombëtare të ndërhyrje që Beleri të lirohet dhe të vazhdojë aktivitetin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy