Gjashtë parti politike depozitojnë kërkesat për regjistrim në KQZ për zgjedhjet e 11 majit

Gjashtë parti politike depozitojnë kërkesat për regjistrim në KQZ për zgjedhjet e 11 majit

Gjashtë parti politike kanë dorëzuar sot dokumentacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për t’u regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme të datës 11 maj.
Partitë që kanë depozituar kërkesat për t'u regjistruar si subjekte zgjedhore për këto zgjedhje janë:

  • Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë
  • Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian
  • Partia Drejtësia Shoqërore
  • Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
  • Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
  • Partia Lëvizja Atdheu

Sipas afateve të caktuara nga KQZ, më 25 shkurt përfundon afati për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare.
Po ashtu, më 25 shkurt Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të publikojë listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë.
Më 3 mars përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

Më 12 mars përfundon afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve.

Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve.

Më 20 mars përfundon afati për plotësimin e dokumentacionit të kandidimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy