Berisha: Të larguarit nga PD ndikim pozitiv, iu shërbejnë socialistëve

Berisha: Të larguarit nga PD ndikim pozitiv, iu shërbejnë socialistëve

Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë thirrje për forcimin e opozitës përmes protestave dhe mobilizimit qytetar, duke theksuar se në kushtet aktuale politike, kjo mbetet rruga e vetme për t’u dëgjuar.

 

Në një takim me drejtuesit dhe koordinatorët politikë të degëve mesditën e sotme, ai deklaroi se opozita duhet të bëjë gjithçka për të rritur ndikimin dhe për të qenë e pranishme si në opinionin publik vendas, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. 

 

Në kushtet e një diktature, opozita duhet të bëjë gjithçka që të fuqizohet dhe të dëgjohet,” u shpreh Berisha, duke shtuar se protestat, revoltat dhe kryengritja paqësore kanë dhënë efekte pozitive deri më tani.

 

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për vendime që sipas tij, sfidojnë dhe poshtërojnë qytetarët shqiptarë, ndërsa ngriti shqetësimin për perceptimin e korrupsionit në vend. 

 

Berisha e cilësoi të papranueshme që korrupsioni të paraqitet si pjesë e kulturës së shqiptarëve, duke e lidhur këtë me vendimmarrje konkrete politike.

 

Në vijim, ai theksoi rëndësinë e anëtarësimeve në parti, duke e konsideruar këtë si moton kryesore të procesit aktual organizativ. 

 

Sipas tij, Partia Demokratike mbetet e hapur për çdo qytetar që nuk pajtohet me situatën politike dhe dëshiron të kontribuojë në ndryshim.

 

Duke u ndalur te zhvillimet e brendshme në parti, Berisha foli edhe për largimet e disa individëve, duke i konsideruar ato si pasoja të qëndrimeve të tyre gjatë fushatës zgjedhore.

 

Asnjë ndikim përveç se pozitiv kanë momentet e largimit të atyre të cilët në fushatën elektorale kanë tradhtuar idealet e demokratëve dhe kanë punuar për mazhorancën e krimit. Mos mendojë njeri se, në shërbim të socialistëve do të ndodhet në gjirin tonë. Jo. 

Zonja që deri dje ishte e nderuar, bën fushatë për kandidatin e Tom Doshit dhe pastaj del e çirret para mediave të qeverisë se më hoqën nga lista. Jo zonjë, hoqe veten nga lista. Dhe tjetri shkon e voton për buxhetin e Sakos dhe pastaj pretendon se është ndëshkuar padrejtësisht. Nuk impresionohemi ne nga këto.

 

Në përfundim, Berisha deklaroi se, pavarësisht sfidave të kaluara, Partia Demokratike është në një fazë vendimtare dhe më e fortë se më parë. 

 

Ai theksoi se beteja politike do të vijojë deri në realizimin e misionit të saj, duke shtuar se asgjë nuk mund ta ndalë opozitën në rrugën drejt fitores.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy