Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se vendimi për t’u shkëputur nga koalicioni me Ramën ka qenë më i miri që ka marrë partia e saj ndonjëherë. Kryemadhi reagoi me anë të një deklarate nga selia e partisë pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së.
“Mospranimin e vazhdimit të koalicionit me sektin e Rilindjes e cilësoj si një nga vendimet për të mira, pasi ndau zullumin dhe llumin ku Rama kishte futur shoqërinë. Falenderoj mbështetësit e LSI që i kanë kallur datën Ramës sa gjithë fjalimi i kushtohej LSI dhe Monikës. Aq herë sa e ka përmenduar emrin tim, s’më ka thënë Meta të dua në jetën time”, tha ajo.



