Reforma zgjedhore, Balla: Ftesa jonë e sinqertë, Gjiknuri është eksperti më i mirë

Reforma zgjedhore, Balla: Ftesa jonë e sinqertë, Gjiknuri është eksperti më i mirë

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e vlerëson si të sinqertë ftesën e kryeministrit Rama për opozitën në tryezën e reformës zgjedhore. Balla tha se pjesëmarrja e të gjitha palëve në tryezën e reformës është e domosdoshme.   

Ajo që ka bërë dje kryeministri Rama është një shprehje e gatishmërisë sonë, në komisionin e reformës zgjedhore të jetë zëri apo kërkesat që burojnë nga PD dhe aleatët e saj. Të gjitha palët duhet të kuptojnë se ne jemi kundërshtar, por kur bie fjala tek reforma secili duhet të japë mendimet e veta që zgjedhjet e qershorit 2021 të zhvillohen me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor”, tha Balla.

Ndërsa lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kushtëzoi dialogun me largimin e deputetit Damian Gjiknuri nga kreu i komisionit, Balla u shpreh se Gjiknuri është eksperti më i mirë i reformave.

Gjiknuri duhet ta themi se është eksperti më i mirë i reformave zgjedhore shumëvjeçare në vend. Është një eksperiencë ndaj mënyrës së përkthimeve të raporteve të OSBE-ODIHR në amendamente”, vijoi më tej Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy