Duket se maxhoranca dhe opozita do të arrijnë shumë shpejt marrëveshjen e parë, atë për reformën territoriale. Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për këtë reformë Arbjan Mazniku thotë në një intervistë për MCN se do synohet krijimi i bashkive me dy nivele, si qendër qarku dhe si bashki më të vogla. Ai thotë se numri i tyre do rritet duke plotësuar kështu një nga kërkesat e opozitës.



