Protesta e PD-së të hënën para Kuvendit nën sloganin: "Opozita e të drejtave të mohuara në aksion"

Protesta e PD-së të hënën para Kuvendit nën sloganin: "Opozita e të drejtave të mohuara në aksion"

 Opozita ka ftuar në protestë qytetarët për ditën e hënë me 18 dhjetor në orën 11.30 tek kryesia e Kuvendit.

Aksioni do të shoqërohet me sloganin: Opozita e të drejtave të mohuara në aksion.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferncë për media bëri të ditur se do të ketë një zinxhir protestash. Sipas tij çdo njeri që kundërshton Edi Ramën është me këto protesta.

Do të ketë një zinxhir protestash. Tani ne fillojmë stinën e protestave.

Pa diskutim që një projekt ka ekzistuar se asgjë nuk bëhet pa projekt.

Po projekti modifikohet dhe fillohet me protesta madje edhe sporadike ku të lindin, me qëllimin më madhor që të shkohet drejt organizimeve më të fuqishme në vazhdim.

Unë besoj se çdo njeri që kundërshton Edi Ramën është me këto protesta.

Protesta e së hënës  do të nisë në orën 11:30, ku të gjithë deputetët do të mblidhen tek Kryesia e Kuvendit, aty ku deputetët do të shqyrtojnë kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy