PS çon në Kolegjin Zgjedhor katër padi për bashkitë e opozitës

PS çon në Kolegjin Zgjedhor katër padi për bashkitë e opozitës

Partia Socialiste ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor katër padi për rezultatin e 30 qershorit. Mësohet se PS ka kërkuar nga Kolegji shpërndarjen e mandateve për 4 këshillat bashkiakë.

Padia e Partisë Socialiste është për bashkitë: Ura Vajgurore, Konispol, Devoll dhe Kuçovë.

Partia Socialiste i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të shprehet, pasi KQZ nuk mundi t’i shpërndajë mandatet.

Gjithashtu bëhet me dije se PS kërkon shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i shpërndau.

Shpërndarja e mandateve për këshillat bashkiakë bëhet nëse merr 5 vota nga KQZ, por kreu i saj Klement Zguri votoi kundër.

Partia Socialiste do të dërgojë në Kolegjin Zgjedhor padi për të gjitha bashkitë e djathta.

Kryetarët e rinj të bashkive nuk nisin dot detyrën pa u betuar në këshillin bashkiak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy