Shkarkimi i Veliajt/ Fino: Zgjidhim ngërçin politik të Tiranës. Ruko: Të shkrihet Këshilli Bashkiak

Shkarkimi i Veliajt/ Fino: Zgjidhim ngërçin politik të Tiranës. Ruko: Të shkrihet Këshilli Bashkiak

Ka nisur prej pak minutash mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku në rend dite është votimi për shkarkimin e Erion Veliajt

Megi Fino, kryetare e Këshillit Bashkiak tha gjatë fjalë së saj se hapi i sotshëm imponohet nga nevoja urgjente për të ecur. 

Dua të nënvizoj me forcë që ky hap po imponohet nga nevoja urgjente e Tiranës për të ecur përpara me një udhëheqëse të re, nuk është në asnjë mënyrë pranim i pretendimeve të ngritura në procesin penal ndaj kryetarit të Bashkisë, të cilat i takojnë gjykatës t’i vlerësojë deri në fund. Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës prej ndalimit pa gjyq të kryetarit.

Mirela Ruko kërkoi shpërbërjen e Këshillit Bashkiak aktual dhe zgjedhjes së një të riu. 

Ajo që dua të shtoj për këtë mbledhje jam pro shkarkimit të Veliajt, e kam kërkuar në krye të herës që në momentin kur akuzohej, ajo që më çudit është pse nuk ka diskutim në këtë mbledhje sa i përket këshilltarëve të PS që e kanë mbështetur Veliajn për çdo propozim që ka bërë në këtë këshill. Kanë qenë noteri që kanë mbështetur gjithçka.

Anëtari i Këshillit Bashkiak Fabjan Topollaj tha se mënyra që PS ka zgjedhur për të shkarkuar Veliajn është e gabuar. 

Procedura dhe mënyra që keni zgjedhur për të shkarkuar Veliajn është e gabuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy