Tela: Skenari i vjetër i protestave po tkurr njerëzit, Policia u tregua e dhunshme

Tela: Skenari i vjetër i protestave po tkurr njerëzit, Policia u tregua e dhunshme

Gazetari Andi Tela, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar protestën e fundit të Partisë Demokratike dhe mënyrën e ndërhyrjes së policisë, duke theksuar se si ndryshimet në skenar dhe sjellja e forcave të rendit kanë ndikuar në pjesëmarrjen e qytetarëve.

 

Sipas Telës, përdorimi i skenarëve të mëparshëm të protestave dhe episodet e dhunshme kanë sjellë një ulje të pjesëmarrjes qytetare.

 

Dhe protestat e fundit, sigurisht që nga ato lëvizjet nëpër qytet me molotovët, me përplasje me policinë, i kanë tkurrur njerëzit… Rikthimi te skenarët e mëparshëm tregojnë një tkurrje të njerëzve.

 

Ai shtoi se edhe qasja e policisë ka ndryshuar, por sipas tij ndërhyrjet kanë qenë të ashpra dhe jo proporcionale, përfshirë edhe ndaj deputetëve të opozitës.

 

Kishte ndryshuar skenari edhe nga ana e policisë… pamë skena dhune edhe ndaj deputetëve, edhe qytetarëve… mënyra se si reagoi policia përsëri ishte jo proporcionale.

 

Tela nënvizoi gjithashtu se, sipas tij, protesta nuk mund të identifikohet si e dhunshme në vetvete dhe se një parti politike nuk duhet të karakterizohet nga përdorimi i mjeteve të dhunshme.

 

Partia Demokratike… nuk është parti e molotovit, pra nuk duhet të jetë parti e molotovit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy