Parlamenti i Malit të Zi ka votuar sot pas disa javëve negociatash qeverinë e re.
Kabineti përbëhet nga koalicion me parti pro-europiane dhe pro-serbe.
Lidhur me këtë njohësi i mirë i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shqipërim Pula, përmes një interviste në MCN live, tha se duke marrë parasysh këto, vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja.
Kisha serbë në Mal të Zi ka qenë gjithmonë e involvuar në politikbërje dhe më vendimmarrje në Malin e Zi, dhe fatkeqësisht përkundër faktin se Mali i Zi është shtet anëtar i NATO-s dhe ka pasur një mbikëqyrje të herëpashershme dhe rigoroze në drejtim të anëtarësimit në Union Evropian dhe karshi fqinje njëkohësisht.
Kjo qeveri e zgjedhur duke filluar nga kryetari i Kuvendit dhe qeveria aktuale, në përbërje te saj ka parti politike të cilat nuk e duan interesimin në UE, ka parti politike me qasje politike të cilat nuk duna bashkëpunim me NATO, ka parti politike të cilat e refuzojnë njohjen e vendimit mbi njohjes e pavarësisë së Kosovës sepse janë politike te deleguara nga Beogradi me Moska zyrtare, në këtë kuptim do të i kemi sërish problemet e natyrave rajonale në një të ardhme shume të afërme sepse Beogradi do ti shfrytëzoj këto elemente të politikë brenda Malit të Zi. Dhe natyrisht që Mali i Zi mund të shkoj sërish në zgjedhje në një përiudhë të shkurtër.
Në qeverinë e re shqiptarët do të kenë një post zv.kyeministri si dhe tri ministri.
Analisti Pula, thotë se parasë gjithash shqiptarët duhet të kujdesen më shumë për komponentën kombëtare, më pas atë politike.
Ajo që është e rëndësishme është se faktori shqiptar kudo që jetojnë të përafrojnë qëndrimet e tyre për të mbrojtur fillimisht komponentën kombëtare shqiptare e më pastaj interesat kolektive politike kudo qe do të ngërtheheshin me njëra tjetrën.



