
Deputeti Agron Duka thirrjen e Sali Berishës për revolucion, e cilëson si të detyrueshme për të bërë presion, pasi duket qartazi sipas tij, që vendimi i gjykatës për të njohur foltoren si PD zvarritet.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se flitet se ka dhe ndërhyrje për tu zvarritur dhe se kjo është në dëm të opozitës.
Nuk ka shqiptarë që ta pyesësh se kush është PD-ja reale që të thotë se është ajo pjesa tjetër. Të gjithë do thonë që është pjesa e grupit të Berishës.
E mirë a e keqe, hajde ta diskutojmë. Por e mirë a e keqe, këta kanë shumicën. Nuk besoj se Berisha nuk do hyjë në zgjedhje.
U bënë kaq shumë gabime nga mos pjesëmarrja në zgjedhjet vendore, djegia e mandateve apo mos pjesëmarrja në komisionin për reformën territoriale sa nuk po merret vetja më.
Nuk besoj se opozita nuk do të shkojë në zgjedhje. Skema që unë propozoj dhe e them vazhdimisht është kjo, që kandidati i dalë nga primaret në Durrës është një njeri që pëlqehet nga gjithë opozita se duket qartazi që nuk po del një kandidati tjetër nga grupi tjetër.
Ka qenë Luan Hoti në zgjedhjet e pjesshme, është bashkëngjitur me stafin e kandidatit, ashtu si dhe të tjerë apo parti të tjera në Durrës që i janë bashkëngjitur këtij kandidati.
Sherret le ti zgjidhin mbas majit, mos ti trajtojmë si zgjedhje politike, por administrative.
Këtu majtas djathtas nuk ka. PS nuk ka më ADN-në, nuk ka të majtë reale, të mos luajnë me këtë lloj loje. Nuk duhet të bien në këtë lloj gracke.
Kështu që të shkojmë të gjithë mbas këtij kandidati.
Me gjithë këtë administratë që ka dhe bazë që ka, e kemi vështirë Durrësin, por nuk është e pamundur.
E dua nuk e dua Berishën, ai e ka marrë PD-në.



