Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Siç bën të ditur njoftimi i shpërndarë për mediat, Meta i ka shprehur liderit të AAK-së solidaritetin e tij dhe të Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit e uroi z. Haradinaj që procesi absurd dhe provokativ i nisur ndaj tij të marrë fund sa më parë duke i shprehur dëshirën për të zhvilluar një takim sa më shpejt në Tiranë ose Prishtinë.
“Ky proces duhet të marrë fund sa më shpejt dhe bashkë me të edhe ky proces absurd dhe provokativ. Urojë që të takohemi sa më parë në Tiranë ose në Prishtinë”, ka theksuar Meta.
Po sot, seanca ndaj ish-kryeministrit kosovar në gjykatën francize të Colmar-it u shty për në datën 6 prill.



