
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar sot se po zhvillon një vizitë te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në burgun e Hagës, më saktësisht Haaglanden.
“Hagë – Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, shkruan Rama.
Në orën 11:30, kryeministri shqiptar ka nisur takimin e tij me Thaçin, i cili pritet të zgjasë tri orë.
Ish-presidenti i Kosovës është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë.
Thaçi tha se nuk i ka kuptuar akuzat e reja, por tri herë u deklarua i pafajshëm.
Historia ka dëshmuar se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është vizituar nga krerë qeveritarë vetëm për takime formale.
Burgu ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjendet jashtë Hagës, në periferi të Scheveningen-it.



